Dy persona kapen me 3 kg kanabis në Krujë

Aktualitet

Dy persona kapen me 3 kg kanabis në Krujë

Dy persona u arrestuan me 3 kilograme kanabis ne Kruje. Lajmi u be me dije nga policia.

Njoftimi: Krujë/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar "Ndërmjetësi", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë. 

Sekuestrohen 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Ndërmjetësi". 

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Hida", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  A. Sh., 39 vjeç, dhe A. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion