Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës së Bankave, e komplimenton për shqipen: Do ta japim pasaportën me ceremoni

Aktualitet

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës së

Në ambientet e Banka e Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Edi Rama, i cili vlerësoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend.

Gjatë fjalës së tij nuk munguan as batutat. Rama iu drejtua Seyhan Pencabligil, Zëvendëskryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave me humor, duke vlerësuar shqipen e tij.

“Nuk mund ta mbyll pa i bërë një kompliment vëllait tonë turk për shqipen e tij përfundimisht të kolauduar, me minimum risku. Sot kuptova që mund të konsiderohesh i gatshëm për të marrë pasaportën shqiptare me ceremoni, duke të dhënë edhe një certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen. Por te aritmetika je më para me turqishten se je i rrahur me vaj e me uthull në tregëti”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion