Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku

Një përplasje banale për parakalim në autostradën Durrës-Tiranë ka përfunduar në përdorim armësh zjarri. Dy vëllezër, Emiljano dhe Elton Domi, janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte 35-vjeçari Luan Shahini, rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm.

Sipas hetimeve paraprake, pas një debati verbal, autorët kanë nxjerrë armën dhe kanë hapur zjarr drejt makinës së viktimës, duke e lënë të plagosur. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja po hetohet nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Durrës, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e dy vëllezërve nga fshati Xhafzotaj. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT