Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin banesën pa leje

Aktualitet

Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin banesën pa leje

Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar këtë të hënë në Ksamil, ku është shembur një objekt banimi i ndërtuar pa leje.

Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga banorët. Sipas autoriteteve, objekti ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme, jashtë çdo kriteri ligjor.

Ky operacion është pjesë e fushatës së verifikimeve dhe shembjeve të ndërtimeve informale në zonat turistike, ku prioritet mbetet lirimi i hapësirave publike dhe ndalimi i zaptimit të paligjshëm të tokës.

ME TE LEXUARAT