Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, policia zbardh ngjarjen! Kush është rumuni i dyshuar për bashkpunim në vrasje

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja nga hetimi për vrasjen e Renato Hoxhajt, 57 vjeç, i ekzekutuar më 27 prill 2025 me katër plumba në trup dhe kokë, pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar Kleanth Bylyku, i njohur edhe si Armando Gega, 42 vjeç, i cili konsiderohet bashkëpunëtor në këtë ngjarje të rëndë. Ai ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte lëshuar masa “arrest në burg” nga Gjykata e Vlorës.
Ndërkohë, në kërkim ndërkombëtar është shpallur rumuni Daniel Cornea, 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër jetës. Ai akuzohet për bashkëpunim në këtë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
Hetimet kanë zbuluar se ngjarja ishte e mirëorganizuar dhe e kryer në bashkëpunim nga disa persona. Në prill u ndalua edhe shtetasi Eris Mehmeti, 37 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar me mjetet për të realizuar atentatin.
Po ashtu, në hetim është dhe një 26-vjeçar me inicialet I. S., i arrestuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilin po shqyrtohet roli në këtë ngjarje.
Policia deklaron se hetimet për këtë atentat mafioz po vazhdojnë me intensitet, për të çuar para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë, përfshirë edhe pista të tjera në Sarandë.


