Aksident në Devoll, zetori përmbyset dhe zë poshtë 75-vjeçarin, dyshohet se...

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, një 75-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ishte i vetëm në momentin e ngjarjes. Dyshohet se plagët që ka marrë janë fatale, megjithëse autoritetet ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse ai ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i zetorit ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe mjeti është përmbysur në një kthesë të rrugës. Grupi hetimor pritet të konfirmojë identitetin dhe gjendjen e saktë të 75-vjeçarit.


