Qëlloi me thikë të riun, shpallet në kërkim 16-vjeçari nga Shijaku
Lajmifundit
/
3 April 2021, 10:42
Aktualitet

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 16-vjeçar nga Shijaku, pasi ka qëlluar me thikë një 21-vjeçar, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.
“Shijak/Durrës. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ç., 16 vjeç, banues në Shijak, pasi më datë 02.04.2021, rreth orës 22:00, në Shijak, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


