Të enjten përfundon vaksinimi në Tiranë për 3000 efektivë, synimi është për 500 policë në ditë

Aktualitet

Të enjten përfundon vaksinimi në Tiranë për 3000

Të enjten e 8 prillit është qëllimi për përfundimin e vaksinimit të 3000 efektivëve të policisë në Tiranë. Sipas informacioneve të fundit, synimi është që të vaksinohen plot 500 efektivë në ditë, për të arritur qëllimin.

Mësohet se vaksnimi do të vijojë paralelisht edhe me punonjësit e policisë në drejtoritë vendore në rrethe, përveç Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, e cila ka vaksinuar punonjësit pak ditë më parë. Sot janë vaksinuar e gjithë kupola drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT