Spanja merr vendimin, zgjat afatin e karantinimit për turistët

Situata e Covid-19 e cila nuk paraqitet aspak e mirë, as në Spanjë, ka detyruar qeverinë e kësaj të fundit të marrë një vendim lidhur me turistët. Mësohet se karantinimi për udhëtarët që vijnë nga Kolumbia, Peruja dhe 8 vende afrikane do zgjasë deri më 19 prill, për të parandaluar kështu përhapjen e varianteve të reja të COVID-19.
Mediat spanjolle theksojnë se pjesë në listë janë edhe turistët nga Brazili dhe Afrika e Jugut. Ndërkojë që në listë janë edhe Botsvana, Komoret, Gana, Kenia, Mozambiku, Tanzania, Zambia dhe Zimbabve. Sipas vendimit të qeverisë, turistët nga 12 vende duhet të karantinohen për 10 ditë dhe duhet të kenë një test negativ PCR.
Nuk duhet lënë pa përmendur faktin se shteti spanjoll është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia COVID-19, me më shumë se 75 000 viktima dhe më shumë se 3,2 milionë raste.


