Nis vaksinimi i policëve në Kukës, sot do marrin dozën e parë 165 efektivë
Lajmifundit
/
3 April 2021, 10:36
Aktualitet

Ditën e sotme do vaksinohen edhe efektivët e policisë së Kukësit. Mësohet se procesi ka vijuar, ku pritet të marrin dozën të paktën 165 policë dhe 22 efektivë të policisë bashkisë.
Ndërkohë, Kukësi është një nga endet që ka pasur një punë të ngarkuar, lidhur me procesin e vaksinimit. Kujtojmë se deri tani atje janë vaksinuar 2600 persona, ku 500 prej të vaksinuarve janë bluza të bardha të Kosovës.


