Qarkullonte me kallashnikov e municion ushtarak në makinë, policia arreston vlonjatin (EMRI)

Aktualitet

Qarkullonte me kallashnikov e municion ushtarak në makinë, policia

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga të policisë teksa po lëvizte me automjetin e tij ku kishte fshehur armë zjarri dhe municion ushtarak.

Eqerem Sorra u arrestua në vendin e quajtur “Blerimas” në Delvinë ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“DVP Vlorë/Kontrolle intensive në zbatim të planit të masave për sigurinë gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.     

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Ngarkesa”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.       

Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. 

Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”.  

Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: 

E. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion