Pushime me 0 lekë? Dy miq në Pogradec krijojnë kushtet e tyre në mes të liqenit

Aktualitet

Pushime me 0 lekë? Dy miq në Pogradec krijojnë kushtet e tyre

Teksa rrjetet sociale ziejnë nga ankesat për çmimet marramendëse në plazhet private, dy qytetarë në Pogradec kanë bërë atë që shumica vetëm e ëndërrojnë: kanë krijuar “resortin” e tyre pa paguar asgjë.

Në një foto që po qarkullon së fundmi në rrjet, shfaqen dy zotërinj që kanë vendosur karriget brenda në ujë, kanë çadrën e tyre, një zgarë ku piqet mishi dhe birrat në dorë – pa shezllonë me 10 mijë lekë, pa faturë për kokteje me çmim abuziv, e mbi të gjitha pa DJ që të shurdhon me playlist të përsëritur.

Kjo skenë është bërë menjëherë virale, jo vetëm për shkak të humorit, por edhe për mesazhin: me pak kreativitet, miq të mirë dhe një liqen përballë, pushimet mund të jenë më të mira se çdo resort.

Sepse deti, liqeni dhe dielli – nuk kanë pronarë. Dhe kur nuk mund të përballosh çmimet e sezonit, ndonjëherë zgjidhja më e mirë është ta shpikësh vetë parajsën tënde.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion