Kontrolle në bregdet, në skaner 431 mjete, gjoba dhe bllokime

Aktualitet

Kontrolle në bregdet, në skaner 431 mjete, gjoba dhe bllokime

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer qindra kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe hapësirave ujore të brendshme, nga Ksamil deri në Koman. Qëllimi kryesor është forcimi i sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 431 mjete lundruese, prej të cilave 30 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, si mungesa e dokumentacionit, lundrimi jashtë zonave të lejuara dhe shkelje të sigurisë në perimetra të ndaluara.

Mjetet e sekuestruara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motorë uji të instaluar.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 12 gjoba prej 100 mijë lekësh për drejtues që lundronin në mënyrë të rrezikshme pranë pushuesve.

Gjatë kontrolleve janë shpëtuar 13 persona, shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjetet e tyre.

ME TE LEXUARAT