“Fund ferrave e xhamave në trotuare”, Rama i prerë: Në fund të tëra do ikin!

Aktualitet

“Fund ferrave e xhamave në trotuare”, Rama i prerë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish në rrjetet sociale lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, duke e cilësuar këtë si një “çlirim të madh” për komunitetin dhe qytetarët.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit,” shkruan Rama në Facebook.

Ai thekson se objektet që ende nuk janë larguar nga hapësirat publike do të përballen me pasoja financiare serioze. “Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin, po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar,” paralajmëron kryeministri.

Ky mesazh vjen në vijim të aksioneve të ndërmarra nga bashkitë dhe policia për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe cilësisë së shërbimeve në ambiente urbane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion