Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet të martën më 24 shkurt. Ja zonat që preken

Aktualitet

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime

Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites. Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar qytetarët se të martën (24 shkurt) do të ndërpritet furnizimi me ujë. Shkak janë punimet në lidhjet e rrjetit të ri me atë ekzistues. Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites.

Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.

“Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime

Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare :

"Uji i Ftohtë"

"Lungomare"

"10 Korriku"

"Kalaja"

"Jonufra"

Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.

Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.

Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion