Pse arrestimi i Ilir Metës u kthye në "show"? Ja si u përgjigj Altin Dumani në Kuvend

Aktualitet

Pse arrestimi i Ilir Metës u kthye në "show"? Ja si u

Kryeprokurori Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Dumani u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë, ndaj rasti ishte referuar në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë.

Pyetja e Blushit: Pse BKH-ja e shmangu marrjen pjesë në atë show politik gjatë arrestimit të Metës?

Përgjigja e Dumanit: Përsa i përket pyetjes se përse nuk u hetuan policët që zbatuan urdhrin e arrestit të SPAK ndaj Ilir Metës, e thashë, është kompetencë e Prokurorisë së Juridiksionit Tiranë dhe jo e Prokurorisë së Posaçme. Nuk ishte subjekt i SPAK-ut ai rast dhe ndaj nuk është hetuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion