Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë serb dhe malazez

Aktualitet

Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë serb dhe

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi të hënën në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion gjatë vitit 2024 dhe u pyet nga deputetët për aktivitetin e krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjet e tij me vendet e rajonit.

Dumani konfirmoi se nga hetimet ka rezultuar një bashkëpunim i ngushtë mes krimit të organizuar shqiptar dhe atij në Serbi e Mal të Zi. Ai theksoi se për këtë janë vendosur ura komunikimi me autoritetet e drejtësisë në këto vende për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Me Malin e Zi kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe një marrëveshje kuadër.

Ne kemi vërejtur që krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon ngushtë me krimin e organizuar në Mal të Zi e Serbi. Sa i takon vizitës së kryeprokurorit të posaçëm serb, edhe kjo ishte një nevojë pasi hetimet kanë dalë në përfundimin që krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin e organizuar në serbi. Tashmë kemi vendosur ura komunikimi për të luftuar krimin e organizuar”, tha Dumani në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion