Familja e burrit e kritikoi për fustanin, 19-vjeçarja vret veten një ditë pas dasmës

Bota

Familja e burrit e kritikoi për fustanin, 19-vjeçarja vret veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Azerbajxhan, ku një 19-vjeçare ka kryer vetëvrasje një ditë pas dasmës së saj, vetëm për shkak të kritikave nga familja e dhëndrit, për fustanin që ajo veshi në ditën e madhe.

Mediat e huaja raportojnë se Lyaman Mammadli, u akuzua nga bashkëshorti dhe familja e tij se në dasmë, ishte shfaqur “lakuriq” vetëm për shkak se kishte zgjedhur një fustan që i zbulonte supet dhe krahët. Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte tronditur nga kritikat dhe menjëherë pas vrau veten në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në Mingachevir të Azerbajxhanit.

“Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë, Vajza ime nuk e duroi dot dhe i mori jetën vetes.”- tha ai.
Edhe pse feja e Mammadlit nuk është raportuar, Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane.  Babai i saj i mohoi me forcë raportet e medias se vajza e tij mund të jetë ndjerë e detyruar të martohet me një burrë më të madh në moshë, Elnur Mamedli, 33 vjeç.

“Pas festimit, Elnuri erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe shkaktoi një debat të madh. Ata na thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan nusërie kaq të turpshëm dhe zbulues?’ Ne u përgjigjëm se ishte një fustan normal, lloji që veshin shumë nuse. Por ato nuk qetësoheshin dhe vazhdonin të grindeshin. Mosmarrëveshja vazhdoi edhe të nesërmen. Prindërit e burrit e akuzuan vajzën time se u kishte turpëruar familjen. Vajza ime nuk mundi ta duronte. Mes ankthit dhe trazirave emocionale, ajo i dha fund jetës së saj.”- tregoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion