PS merr edhe Kavajën, shpërthejnë brohorimat: Fitore! Fitore!

Aktualitet

PS merr edhe Kavajën, shpërthejnë brohorimat: Fitore! Fitore!

PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë, që ka qenë një prej bastioneve të përhershëm të Partisë Demokratike.

Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë, ndësa kandidatin që mbulonte këtë zonë Etjen Xhafaj tha se ky ishte një sukses i padiskutueshëm i të gjithë ekipit.

“Është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS por ne jemi bashkëpunues , do punojmë dhe për ata që nuk na votuan”, u shpreh Xhafaj nga KZAZ në Kavajë, ndërkohë që kundërshtarja e tij Grida Duma nuk e ka komentuar derimë tani rezultatin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion