Protesta paqësore filmohet dhe fotografohet nga agjentë me maska, qytetarët i diktojnë me dritë lazer
Lajmifundit
/
14 Qershor 2026, 21:28
Aktualitet

Gjatë protestës së 15-të të zhvilluar në Tiranë, disa qytetarë kanë raportuar praninë e personave të paidentifikuar në tarracat e institucioneve shtetërore, të cilët filmojnë dhe fotografojnë turmën e protestuesve.
Sipas qytetarëve në protestë, këta persona kanë qenë të pajisur me maska.
Po ashtu, siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues kanë përdorur edhe drita lazer për t’i detektuar pajisjet e tyre.
Kujtojmë se kjo është protesta e 15-të, e cila është zhvilluar në mënyrë paqësore për ditë me radhë dhe me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e tyre dhe të kryeministrit Rama.


