Protesta e qytetarëve, Rama: Do të reflektojmë për ata që kanë halle, nuk merremi me dështakët e zemëruar të Shqipërisë

Aktualitet

Protesta e qytetarëve, Rama: Do të reflektojmë për ata

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestën, e  cila vijon prej 31 ditësh. Ai e cilëson protestën një të drejtë demokratike, por njëkohësisht duke akuzuar se ajo po ndikohet dhe manipulohet nga aktorë politikë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, ai bëri dallim mes shqetësimeve reale të qytetarëve dhe atyre që i quajti “mbetje të rrezikshme socio-politike”.

Rama theksoi se kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen dhe të shndërrohen në reflektim për qeverisjen dhe objektivat e vendit drejt integrimit europian.

Edi Rama: QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.

Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë

Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:

Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve

Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin

Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika. 

ME TE LEXUARAT