Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvend! Hidhen vezë dhe shishe uji drejt deputetëve
Lajmifundit
/
30 Qershor 2026, 12:20
Aktualitet

Është tensionuar situata para Kuvendit, ku po zhvillohet një protestë paralelisht seancës palamentare.
Raportohet se në momentin që një prej ministrave po dilte nga Kuvendi me mjetin e tij, protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën. Policia ka ndërhyrë duke i shtyrë qytetarët dhe në këtë moment ka nisur përplasja fizike. Qytetarët iu janë drejtuar efektivëve me thirrjet “policia e krimit”, teksa kanë gjuajtur me vezë dhe hsihe uji mjetin e ministit/es.
Aktualisht nuk dihet kush ishte funksionari i qeverisë që u largua, por dalja e ligjvënësve nga Kuvendi vijon, ashtu si edhe tensionet.


