U largua herët nga seanca, protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Hajdut! Analfabet! Nuk na përfaqëson!

Aktualitet

U largua herët nga seanca, protestuesit ndjekin deputetin e PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit pas daljes nga ambientet e Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenre.

Pasi ai kaloi në daljen e Kuvendit, disa protestues e ndoqën deputetin, duke i drejtuar akuza dhe thirrje të ndryshme, mes tyre “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”. Deputeti socialist është ndjekur nga protestuesit nga dalja e Parlamentit deri në stacionin e Unazës, pranë selisë së PD.

Pas kësaj, qytetarët vijuan me thirrjet e përhershme “Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

ME TE LEXUARAT