Protesta e opozitës, Tritan Shehu: Po protestojmë me dinjitet, qytetarët po braktisin çdo ditë vendin

Aktualitet

Protesta e opozitës, Tritan Shehu: Po protestojmë me dinjitet,

Protesta e opozitës vazhdon në disa qarqe të vendit, ndërsa PD bën thirrje për mosbindje civile.

“Qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë në mënyrë të vullnetshme për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, ekonominë e shkatërruar, varfërinë, shkeljen e lirisë, detyrimin për të braktisur Shqipërinë, duke mbajtur të burgosur politik Sali Berishën duke shkelur çdo parim europian.

Qytetarët janë të qetë, por të vendosur për të protestuar. Qytetarët po protestojnë me dinjitet. Skenari është programuar nga PD për këtë protestë, duke shprehur atë që qytetarët ndjejnë për këtë regjim.”, shprehet Tritan Shehu.

ME TE LEXUARAT