Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2025, 21:20
Aktualitet

Menjëherë pas protestës policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Nga informacionet e para mësohet se deri tani janë shoqëruar 3 protestues.
Protesta e nisur në orën 18:00 u mbyll rreth orës 20:30.
Në fund pas fjalimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha disa protestues të revoltuar hodhën flakadanë drejt kryeministrisë si dhe hoqën kordonin prej hekuri që ishte para efektivëve të policisë.
Ndërkohë mesohet se në komisariat kanë mbërritur dhe një grup deputetësh.
Si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.


