Protesta e opozitës/ Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në bulevard: “Rama jep dorëheqjen!”

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, nis

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej nëpër akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Turma e qytetarëve po përshkon rrugët kryesore të Tiranës mes parullave dhe thirrjeve të fuqishme drejtuar pushtetit.

Mes koreve të ndryshme, mbizotërojnë thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, me protestuesit që konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të çuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion