Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin Kolë Hysenaj, hetoi Agim Kajmakun
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 10:49
Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Kolë Hysenajn, prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.

Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij.
Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.
Pikerisht per shkak te problemeve me kete kriter, KPK vendosi shkarkimin e prokurorit.


