Greqia lë jashtë shqiptarët, hap kufirin për turistët e BE, mban të mbyllur Kapshticën

Aktualitet

Greqia lë jashtë shqiptarët, hap kufirin për turistët e

Greqia ka vendosur që të shtyjë me disa ditë hapjen e kufirit të Kapshticës me Shqipërinë, ndërkohë që ka hapur kufirin me vendet e Bashkimit Europian. Lajmi u bë me dije nga autoritetet greke, duke bërë me dije se kufiri do jetë i mbyllur deri më 26 prill.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Greqia lë jashtë shqiptarët, hap kufirin për turistët e

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, njofton pika kufitare.

ME TE LEXUARAT