Braktisi dy vajzat e mitura me qëllim fitim azil kërkimi, 36 vjeçarja arrestohet sapo “shkel” tokën shqiptare

Aktualitet

Braktisi dy vajzat e mitura me qëllim fitim azil kërkimi, 36

Një 36- vjeçare është proceduar penalisht sapo ka shkelur tokën shqiptare, pasi ka braktisur dy vajzat e saja të mitura me qëllim përfitim azili.

Dy vajzave të mitura përkatësisht (13 dhe 15 vjeçe) me qëllim azilkërkimi kanë qënduar në Suedi, ndërsa e ëma ka vendosur të rikthehet në vendin e origjinës, Shqipëri.

E reja akuzohet për “braktijse të të miturve”, si pasojë e largimit nga vendi origjinës drejtë vendeve të BE-së.

Njoftimi:

Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar masat për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.

Procedohet penalisht një 36-vjeçare, pasi braktisi në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet.

Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet policore në Suedi, 2 shtetaset e mitura janë kthyer në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion