Aksidenti në Tiranë me disa të vdekur, njëra nga viktimat nga Cërriku, kishte studiuar për Gazetari, detajet

Sikela Përroj është një nga dy vajzat që humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e djeshme, si pasojë e aksidentit të frikshëm te mbikalimi i TEG-ut.
23-vjeçarja nga Shalësi i Cërriku jetonte në Tiranë, ndërsa prindërit e saj jetonin jashtë. E reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari , por ëndrrat i mbetën në mes nga aksidenti i djeshëm.
Viktma tjetër e aksidenti është Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Te dyja ishin pasagjere te makina tip Audia, që drejtonte 20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë te spitali i Traumës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshtë mbikalimit.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e djeshme kur Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.




