Policia u shkoi për kontroll, 4 shqiptarët i sulmojnë me thikë, arrestohen pasi u kapën me drogë

Aktualitet

Policia u shkoi për kontroll, 4 shqiptarët i sulmojnë me

Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane së fundmi për shkak se akuzohen për kundërshtim të karabinierëve si dhe për drogë.

Por si i zbuloi policia?

Mësohet se sapo policia është paraqitur në banesën e tyre ka hasur në kundërshtimin e personave të arrestuar.

Madje ata kanë tentuar që të godasin me thikë policët por që nuk ia kanë dalë dot, duke përfunduar kështu në pranga.

 Pas kërkimit policia në banesën e shqiptarëve gjeti12 doza kokainë të ndara gati për tu shitur, disa qese me kanabis, peshore dhe sende të tjera për paketimin e drogës. 

ME TE LEXUARAT