"Lufta mes bandave", hakmarrja që solli vrasjen e biznesmenit në Vlorë, autorët vrasës me pagesë

Aktualitet

"Lufta mes bandave", hakmarrja që solli vrasjen e biznesmenit

Policia u vu në ndjekje të makinës së tyre, asnjë gjurmë nga atentatorët e Bledar Bircaj. Blutë e Vlorës thanë se ishin në gjurmë të makinës dhe po e ndiqnin në rrugën e lumit të Vlorës, 4 orë pas ngjarjes ende asnjë shenjë nga makina apo atentatorët.

Ndërsa burime nga grupi i ekspertëve thonë se personi që ka qëlluar në drejtim të makinës tip bmv dyshohet të jetë profesionist.

Kjo pasi plumbat e lëshuar në drejtim të objektivit kanë qenë të orientuara dhe me shenjë drejt viktimës. Dyshohet se vrasësit kanë qenë me pagesë referuar saktësisë së plumbave.

Ndërsa zëra thonë se atentati i sotëm është në vazhdën e vrasjeve të ndodhura në vitet e fundit në qytetin bregdetar. Një luftë hakmarrjes mes bandave të qytetit, që shënojnë një numër të lartë viktimash.Banda të njohura në Vlorë si ajo e Belgjikës dhe e Spanjës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion