Tigri arratiset nga kopshti zoologjik dhe shfaqet në rrugët e qytetit, tmerrohen banorët (FOTO)

Bota

Tigri arratiset nga kopshti zoologjik dhe shfaqet në rrugët e qytetit,

Qytetarët e Teksasit janë tmerruar nga prezenca e një tigri në qytet.

The Sun shkruan se tigri ishte larguar nga një kopsht zoologjik privat dhe ka kërcënuar jo pak jetën e qytetarëve. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur kafsha e egër, ecën e qetë nëpër rrugët e zbrazëta të qytetit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, dëgjohen njerëz të tmerruar që thonë të lajmërohet menjëherë policia.

Tigri arratiset nga kopshti zoologjik dhe shfaqet në rrugët e qytetit,

Ndërsa një tjetër person, që dyshohet se është pronari i tigrit, thotë se do e telefonojë. Për të neutralizuar kafshën, dhjetëra njerëz kanë dalë me armë, por sipas tyre, nuk u dëgjua asnjë e shtënë.

Sipas policisë, një person, ende i pa identifikuar ka arritur ta marrë kafshën mbrapa një makine “Jeep” dhe ta largojë nga qyteti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion