Joseph Borrell mesazh pas samitit të Ministrave të Jashtëm: Të ecim para me integrimin e Shqipërisë

Bota

Joseph Borrell mesazh pas samitit të Ministrave të Jashtëm:

Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel, pas samitit të ministrave të jashtëm të BE, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.  Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, riafirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, tha Borrell.

Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në fjalën e tij ai theksoi se është e nevojshme vazhdimi i dialogut i Kosovës me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Samiti i i ministrave është fokusuar në dy çështje kryesore, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet me SHBA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion