Guardiola mund të largohet nga Mançester Siti, zëvendësimi i tij pritet të jetë një spanjoll tjetër

Pep Guardiola po kalon sezonin më të keq të tij që nga momenti i emërimit te Mançester Siti. Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe largimi nga gara për titullin në Premier Ligë janë dy arsye që mund ta shtyjnë atë të largohet nga "Qytetarët" në fund të këtij sezoni.
Mediat angleze kanë përmendur Andoni Iraola si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Guardiolën nëse trajneri katalanas vendos të largohet. Iraola, i cili drejton Bërnmuthin, po bëhet gjithnjë e më i njohur për punën e tij të jashtëzakonshme, duke udhëhequr ekipin në një sezon të shkëlqyer në Premier Ligë.
Nën drejtimin e tij, Bërnmuthi ka luajtur një futboll dinamik dhe të guximshëm, duke bërë rezultatet befasuese kundër skuadrave të mëdha. Aftësia e Iraolës për të përmirësuar lojtarët dhe për të nxjerrë maksimumin nga skuadra e tij e ka bërë atë një nga trajnerët më premtues në Angli.
Stili i tij sulmues dhe guximshëm ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, dhe Mançester Siti tashmë e ka vënë emrin e tij në rendin e ditës. Nëse Pep Guardiola vendos të largohet, Iraola mund të jetë opsioni ideal për të udhëhequr kampionët aktualë të Anglisë.


