Policia publikon pamjet: Çfarë u gjet brenda shtëpisë së barit të drejtorit të Burgjeve të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Aktualitet

Policia publikon pamjet: Çfarë u gjet brenda shtëpisë

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja nga operacioni i koduar “Kurtaj” në Peqin, ku u gjet një sasi e madhe kanabisi.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, policia zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba dhe neonë.

Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike.

Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të Bilal Hasës, i cili është shpallur në kërkim. Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, i dyshuar për shpërdorim detyre./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion