Kushtetuesja pranon kërkesën e PD, do të shqyrtojë ligjshmërinë e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat Populli

Politikë

Kushtetuesja pranon kërkesën e PD, do të shqyrtojë

1/5 e deputetëve kërkon verifikimin e Kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Gjykata kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e 1/5 së deputetëve, për kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit.

Kujtojmë se Endri Shabani u zgjodh pak kohë më parë Avokat i Popullit vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita, e cila fillimisht e kishte mbështetur kandidaturën e tij, u tërhoq në momentet e fundit, duke e cilësuar Shabanin si një zgjedhje të kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Përshëndetje, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin për shqyrtim në seancë plenare të disa çështjeve, mbi bazë dokumentesh.

Ndër to është edhe:

Kërkesa e jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit, që lidhet me verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit

Vendimarrjen, së bashku me çështjet e tjera, i keni edhe në faqen zyrtare./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion