Pas Inës, edhe Livia shpërthen ndaj Brikenës: Më ka marrë rrobat…

Showbiz

Pas Inës, edhe Livia shpërthen ndaj Brikenës: Më ka

Debati për përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas deklaratave të forta të Ina Aderit, një tjetër ish-banore ka vendosur të flasë publikisht: Livia Lozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Livia ka publikuar disa foto krahasuese, ku pretendon se Brikena është shfaqur në ekran me veshje që i përkasin asaj dhe që, sipas saj, nuk i janë kthyer asnjëherë.

Ajo shprehet se kjo situatë ka nisur që kur ishte ende pjesë e shtëpisë. Sipas Livias, përdorimi i sendeve të saj personale ka vazhduar edhe pasi ajo ka dalë nga gara.

“Gjërat e mia janë përdorur nga Brikena… dhe vazhdon të ndodhë edhe pasi unë kam dalë. Nuk m’i kanë dorëzuar dhe ajo i mban për vete,” – shkruan Livia, duke shtuar se disa prej tyre shihen edhe në fotot e publikuara së fundmi.

Në reagimin e saj, ajo i bën thirrje Brikenës që të mos përdorë më sendet personale të të tjerëve, duke theksuar se respekti për kufijtë është thelbësor.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një ish-konkurrente ngre akuza të tilla, duke shtuar dyshimet mbi atë që ndodh në garderobën e përbashkët të shtëpisë më të famshme në Shqipëri./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion