Përfundojnë punimet, Rama: Hapet për qarkullim Ura e Milotit

Aktualitet

Përfundojnë punimet, Rama: Hapet për qarkullim Ura e Milotit

Ura e Milotit është hapur sot për qarkullimin e mjeteve, pas përfundimit të ndërhyrjeve në strukturën mbajtëse.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili inspektoi nga afër punimet, duke konfirmuar se ura 781 metra e gjatë është tashmë është plotësisht e kalueshme për automjetet.

Ai shtoi se edhe Ura e Matit, që lidh Lezhën me Milotin, është e sigurt për qarkullim, pasi është kontrolluar nga inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Problemet strukturore në Urën e Milotit u zbuluan në korrik të vitit të kaluar, ndërsa projekti i riparimit u hartua nga ARRSH në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Punimet nisën në nëntor të vitit 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion