"Nëse ju vjen ky SMS, mos i jepni të dhënat, policia apel qytetarëve: Kujdes, është mashtrim!

Aktualitet

"Nëse ju vjen ky SMS, mos i jepni të dhënat, policia apel

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një valë të re mesazhesh mashtruese që po u dërgohen qytetarëve në formën e njoftimeve për dorëzimin e pakove.

Sipas Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, këto SMS përmbajnë linke të rrezikshme dhe synojnë të mashtrojnë përdoruesit duke i shtyrë të japin të dhëna personale apo bankare.

"Nëse ju vjen ky SMS, mos i jepni të dhënat, policia apel

Autoritetet sqarojnë se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi, të cilat mund të çojnë në vjedhje të informacionit financiar dhe akses të paautorizuar në llogari.

Mesazhet zakonisht krijojnë ndjesinë e urgjencës për të detyruar qytetarët të reagojnë pa menduar.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin asnjë informacion personal dhe të shmangin çdo veprim që nuk është i verifikuar.

Gjithashtu rekomandohet që mesazhe të tilla të fshihen menjëherë dhe rastet e dyshimta të raportohen tek autoritetet përkatëse.

Ekspertët theksojnë se kujdesi dhe verifikimi janë mënyra më e mirë për të shmangur rënien pre e mashtrimeve online.

ME TE LEXUARAT