Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar në 28-vjeçar pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, i riu u arrestua sot, në kuadër të operacionit "Perimetri". Blutë bënë me dije se i r iu me iniciale E.L, banues në Gramsh, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Ai tentoi të arratisje, por nuk ia doli.
Blutë tregojnë se ai u konstatua në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Mbi të rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".


