“Shkon të lindësh me make-up dhe e krehur”, Chiara Ferragni i “mbyll” gojën ndjekësve

Çifti Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Vittorian. Modelja italiane e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj, ku përveç urimeve, Chiara ka marrë edhe kritika.
Ata e sulmuan modelen se kishte shkuar për të lindur me make up, dhe sipas tyre nuk kishte arsye pse të grimohej dhe rregullohej. Për këto komente, modelja ka bërë një video në Instastoryn e saj, duke sqaruar ata që e sulmuan.
“Po punoja të hënën pasdite rreth orës 6. Në po filmonim dhe në 9 fillova të kem kontraktime. Mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Nuk e hoqa grimin, shkova siç isha e veshur dhe e krehur. Make up-i qëndroi ashtu siç ishte. Në shtatzëninë time të parë isha djersitur dhe lodhur. Lindja e dytë ishte shumë e shpejtë, zgjati katër orë. Ishte vërtet fantastike. “, u shpreh Chiara.


