Mbërrijnë në Kukës mjekët nga Kosova, nis vaksinimi i tyre

Aktualitet

Mbërrijnë në Kukës mjekët nga Kosova, nis vaksinimi i

Një lajm i fundit ka ardhur nga qendra e vaksinimitnë Kukës, ku mësohet se mjekët nga Kosova kanë mbërritur dhe ka nisur procesi i vaksinimit.

Lajmi u bë me dije nga shefi i shërbimeve në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Kukës, Xhafer Rexhmati. Ai tha se ditën e sotme do të vaksinohen 208 mjekë dhe infermierë.

Sipas tij, aktualisht procesi po ecën normalisht dhe pa probleme.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Europë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit, për këtë arësye, Rama ka premtuar se do të vaksinojë mjekët dhe infermierët nga Kosova.

ME TE LEXUARAT