Në koma për javë të tëra, i mbijetuari i tërmetit të 26 nëntorit rinis jetën, bëhet baba (Foto)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë një foto mes saj, Marlit dhe familjes së tij. Marli është i riu i cili i mbijetoi tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. I riu ran ë gjendje kome për javë të tëra, por ja hodhi paq vdekjes, duke rinisur jetën nga e para.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu publikon një foto të Marlit, bashkëshortes dhe foshnjës së tyre të sapolindur.

“Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.
Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur”, shkruan Manastirliu.


