Po kthehej për në banesë, dhunohet me sende të forta 52-vjeçari, autorët largohen me automjet

Aktualitet

Po kthehej për në banesë, dhunohet me sende të forta

Një 52-vjeçar është dhunuar pranë banesës së tij mëngjesin e sotëm në fshatin e Prezës. B.F., kallëzoi në polici se u dhunua nga persona të paidentifikuar gjatë rrugës për në shtëpinë e tij në Prezë të Tiranës, herët në mëngjesin e sotëm.

Pas rrahjes, autorët janë larguar me automjet nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për verifikimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Ka kallëzuar shtetasi B. F., 52 vjeç, banues në fshatin Prezë, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë rrugës për në banesën e tij, është goditur me sende të forta, nga shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion