Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat

Aktualitet

Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/

Një ngjarje makabre ndodhi sot në qytetin e Beratit, ku një vendas 63-vjeçar qëlloi me vdekje me thikë një turist të huaj.

E gjitha ndodhi pasi ky i fundit po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës.

63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin.

Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënë, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.

Ndërkohë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion