Po bënte punime pa leje në tokë publike, arrestohet 51-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Aktualitet

Po bënte punime pa leje në tokë publike, arrestohet

Policia e Durrësit kanë vënë në pranga në flagrancë një 51-vjeçar, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje në tokë publike. Policia njofton shtetasi L.L kishte një local në Gjirin e Lalëzit dhe punimi që po bënte në tokën publike, do i mundësonte atij përfitime.

“Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Pushtimi i tokës" dhe "Ndërtim i paligjshëm", shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit, duke kryer punime pa leje (rrethim me beton), në tokë publike, me qëllim përfitimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT