Plas sherri në studio, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn. Ndërhyn Blendi Fevziu

Aktualitet

Plas sherri në studio, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn. Ndërhyn

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe opinionistit Berat Buzhala.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)

Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion