Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të

Një person është plagosur me thikë, pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën "Konferenca e Pezës".

Sipas policisë, shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë
Ditën e sotme rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion