Plagosja në Kamëz/ Kapet pas disa orësh autori

Aktualitet

Plagosja në Kamëz/ Kapet pas disa orësh autori

Një sherr banal në rrugën "OSBE", në Kamëz, degjeneroi në përdorimin e armës dhe plagosjen e një personi.

Policia njoftoi se 18-vjeçari me iniciale A. H. qëlloi me armë zjarri në këmbë një 16-vjeçar.

Blutë shpallën menjëherë në kërkim të riun, i cili sapo qëlloi të miturin me plumb u largua nga vendngjarja.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes disa orë pas të shtënave.

Nga ana tjetër, i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

ME TE LEXUARAT